Rreth nesh

Ne punojme cdo dite per tju ofruar produktet me te mira dhe te shendetshme!

Maria Nila ofron nje gamë të gjërë produktesh për kujdesin dhe stilimin e flokut ekskluzivisht për sallone bukurie në mbarë botën. Ne e mendojmë çdo produkt si një pjesë arti dhe punimi artizanal, të zhvilluar me kujdes për ti dhënë konsumatorit tonë një eksperiencë fantastike, duke përfshirë cilësinë, dizanjimin dhe përdorimin e lehtë. Kemi mbi 40 vjet eksperiencë në këtë industri dhe duke e kombinuar me entuziazmin dhe kreativitetin, ne vazhdimisht përpiqemi të përmbushim çdo pritshmëri të lartë që ka klienti ynë. Ne jemi krenar për ambjentet tona të prodhimit që gjenden në Helsingborg, Suedi. Është vëndi ku ne zhvillojmë dhe ndërtojmë çdo produkt të vetëm të linjës Maria Nila. Me një pasion të madh për punën e tyre, krijuesit dhe kimistët tanë zgjedhin përbërësit, që më pas përpunohen dhe krijojnë produktin final. Duke kontrolluar të gjithë procesin nga ideja deri tek produkti final, ne sigurojmë kushte të shëndetshme pune, cilësi të lartë përbërësish dhe paketimi.
Lakme-Logo

SugarBearTM gummies janë një kompleks vitaminash vegjetariane shkencërisht të formuluara për çdo tip floku dhe për të dy gjinitë, janë të lehta në përdorim!

Ne kemi krijuar një formulë ushqyese të Biotinës, Acidit Folik dhe Vitaminës C për një kompleks vitaminash për flokët që ofron një ushqim esencial për rritjen e shëndetshme të flokut! Kjo formulë mbështet njëkohësisht forcimin dhe shkëlqimin e flokut dhe të thonjve! *

SugarBearTM   janë të prodhuara në USA pa sheqer artificial dhe shije artificiale! Provojini dhe do shikoni diferencën!

Kujdes: Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni në ndjekje mjeksore ose merrni një kurë mjeksore, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj personal.